Celebrities Showbiz

Moment i ëmbël! Video-ja ku rokeri i njohur shpëton jetën e një gruaje!

Këngëtari dhe rokeri i njohur Jon Bon Jovi ka kryer një veprim të jashtëzakonshëm human, duke shpëtuar jetën e një gruaje në një situatë kritike. Sipas raportimeve nga “La Repubblica”, ngjarja ndodhi gjatë një xhirimi të një video muzikore në urën e Nashville.

Në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, që zgjat rreth dy minuta, Bon Jovi shihet duke ndërhyrë në një situatë emergjente. Ndihmësi i tij vuri re një grua që po qëndronte në buzë të parmakut të hekurt të urës, e cila kishte dy duar të mbështetur dhe ishte e gatshme të hidhej. Në një moment të tensionuar, Bon Jovi iu afrua qetësisht gruas dhe filloi të bisedonte me të.

 

@cnn Nashville police say rock icon Jon Bon Jovi helped persuade a woman to come to safety when he saw her standing on the ledge of a Nashville pedestrian bridge. #cnn #news #bonjovi ♬ original sound – CNN

Gjatë këtij momenti, pjesa tjetër e grupit qëndronte në distancë për të shmangur ushtrimin e presionit psikologjik mbi gruan. Bon Jovi, me qasje të kujdesshme dhe empati, arriti të bindë gruan të rimendonte vendimin e saj ekstrem dhe të ndryshonte mendje. Biseda dhe përqafimi i ndihmësit zgjatën rreth 1 minutë e 35 sekonda, pas të cilave Bon Jovi ndihmoi gruan të ngjitej mbi parmakë dhe e përqafoi, duke i ofruar një ndihmë të dukshme dhe mbështetje emocionale.