Celebrities Gossip Showbiz

Mohon të ketë kryer ndërhyrje, mjekët nxjerrin “zbuluar” Lady Gaga-n!

Ylli i muzikës pop Lady Gaga ka befasuar gjithmonë me pamjen e saj ekstravagante. Së fundmi fansat kanë vënë re se ka ndryshuar edhe fizionomia e saj. Ylli 38-vjeçar ka pranuar më parë procedura të ndryshme kozmetike, përfshirë injeksione mbushëse. Megjithatë, Gaga e ka mohuar gjithmonë t’i jetë drejtuar kirurgjisë estetike. Daily Mail ka publikuar opinionet e kirurgëve estetikë të cilët besojnë se Lady Gaga i është nënshtruar procedurave estetike, duke përfshirë një rinoplastikë dhe madje edhe një operacion për të riformuar cepat e syve.

Në një video në YouTube, Dr. Joel Kopelman, një kirurg plastik i fytyrës në qytetin e Nju Jorkut, u tha 39,000 abonentëve të tij se ai mund të kishte përdorur gjithashtu një procedurë të diskutueshme jokirurgjikale për të shtrënguar lëkurën.” Ajo mund të ketë bërë një rinoplastikë, duke qenë se hunda e saj “duket më e ngushtë” dhe “ka më shumë dritë në majë të hundës. Gjithashtu, buzët e saj duken më të plota dhe me siguri po përdor disa mbushës për t’i konturuar dhe rritur ato”-shtoi Kopelman.

Doktori vuri në dukje se Gaga “duket dukshëm ndryshe”. Tani qepallat janë ngritur, duke sugjeruar se ajo mund t’i ketë nënshtruar një procedure të ngritjes së syve, një kantopeksi anësore. Kjo mund të jetë bërë edhe me fijet PDO, të cilat vendosen nën lëkurë për të tërhequr zonat e varura.

Kjo është përgjithësisht një procedurë shumë e përkohshme që mendoj se mbart rreziqe të konsiderueshme dhe nuk besoj që ia vlen.

Rezultatet e procedurës, e cila zgjat rreth gjysmë ore, zakonisht janë të vlefshme për rreth dy vjet. Largimi i dhjamit i cili mund t’i japë fytyrës një pamje më të konturuar, përfshin heqjen e një sasie të vogël të depozitave të yndyrës nga faqet. “Megjithatë, me kalimin e kohës, disa njerëz nuk duken më mirë. Në fakt, ata duken më të vjetër, ndaj ne duhet t’u qasemi këtyre procedurave me shumë kujdes,”-vuri në dukje ai.

Gaga së fundmi në një intervistë ekskluzive për kopertinën e saj në revistën “Vogue” ka zbuluar detaje nga takimi dhe fejesa me sipermarrësin Michael Polansky. Bëhet e ditur se ajo shkoi në festën e ditëlindjes së Sean Parker në shtator të vitit 2019 dhe vazhdoi të pyeste për Polansky derisa më në fund ata u prezantuan dhe folën për më shumë se tre orë.