Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu është në pritje të fëmijës së saj të dytë. Lajmi është konfirmuar nga vetë moderatorja, e cila në rrjetin social Instagram ka ndarë një video, ku krahas shkruan
“Kian së shpejti, do të jetë zyrtarisht vëlla i madh”.
View this post on Instagram
Megjithatë, Haxhialiu nuk ka zbuluar detaje nëse Kiani do të bëhet me motër apo vëlla.
Me aq sa shohim nga videoja e ëmbël e postuar, Kiani mban në duar ekon e bebes që pritet të vijë në jetë. Përmes një torte të veçantë, ajo i kërkon djalit të zbulojë se çfarë fshihet brenda.
Kian, kureshtar për të kuptuar çfarë kishte brenda tortës, zbulon disa imazhe nga ekografia, të cilat e emocionojnë: “E dija…”- thotë ai pastaj i emocionuar dhe i lumtur që së shpejti do të bëhet me një motër ose me një vëlla.