Moderatorja e njohur italiane Alessia Marcuzzi është ndarë me bashkëshortin Paolo Calabresi pas tetë vitesh martese. Kriza mes prezantueses italiane dhe producentit të njohur kishte lindur që në 2020-tën, kur gjatë karantinës së COVID 19, ai kishte shkuar të flinte tek gjyshja e tij. Prezantuesja në deklaratë tha:
Unë dhe Paolo kemi vendosur të ndahemi. Fundi i martesës sonë, megjithatë, nuk do të thotë fundi i familjes sonë, e cila do të vazhdojë të ekzistojë. Fëmijët tanë do të vazhdojnë marrëdhënien e tyre të pandryshuar të dashurisë që kemi ndërtuar ndër vite.
Alessia Marcuzzi dhe Paolo Calabresi Marconi lidhën kurorë në vitin 2014. Ishte përfolur së fundmi për një tradhti të moderatores me Stefano De Martino, por këtu pretendime u hodhën poshtë. Rikujtojmë, se Marcuzzi i dha fund eksperiencës së saj në “Mediaset”. Ajo u rrëfye hapur me të gjithë ndjekësit e saj duke thënë se ky vendim ishte i dhimbshëm, por i nevojshëm pasi kushtet e saj me ato të kompanisë nuk ishin të njëjtat.