Fashion Gossip

Moderatorja 84-vjeçare Prue Leith “pushton” pasarelën në Javën e Modës në Londër!

Moderatorja Prue Leith është e njohur për kombinimet e saj, printet dhe syzet e çuditshme që mban çdo javë në emisionin “The Great British Bake Off”. 84-vjeçarja zgjodhi një veshje tërësisht prej lëkure teksa kaloi në pasarelën e modës gjatë shfaqjes së ‘Vin + Omi’ në The Kensington Building në javën e modës në Londër..

Fustani i saj i ngushtë përmbante detaje me lidhëse të kuqe. Ylli e kompletoi pamjen me atlete të zeza prej lëkure dhe doreza të përshtatshme prej lëkure, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj. Duke lënë mënjanë syzet e saj të zakonshme, Prue zgjodhi makijazhin me sy të theksuar dhe buzëkuq të kuq. Prue së shpejti do të kthehet në ekran së bashku me Paul Hollywood në serinë e 15-të të “The Great British Bake Off”, e cila do të fillojë më 24 shtator në orën 20:00. Më herët këtë vit, Prue pranoi se gati sa nuk aplikoi për të zëvendësuar Mary Berry pasi kishte frikë se nuk do të përmbushte “kutitë e diversitetit”.

Ylli ka qenë një anëtare e jurisë në këtë garë gatimi që nga viti 2016, kur zëvendësoi Mary-n. U zbulua se ajo dhe Mary njiheshin që nga vitet ’70, kur u gjet një foto e tyre me moderatorin Jack de Manio. Në podcastin ‘Sliding Doors With Jennie Becker’, Prue tha:

Thjesht e pranova me kënaqësi. Kisha filluar të mendoja për këtë punë, kur kuptova se Mary Berry nuk do të vazhdonte. Mendova: ‘Oh, do ta doja shumë këtë punë’, por e hodha poshtë mendimin”. Mendova: ‘Ata do të marrin dikë më të ri, ndoshta një shef kuzhine të ri aziatik apo dikë tjetër që do të përmbushte të gjitha standardet e diversitetit’. Por jo, ata më zgjodhën mua. Nëse e mendon karrierën time të mëparshme, kisha kaluar 11 vite duke gjykuar në ‘Great British Menu’, ku çdo pjatë ka rreth dhjetë shije, kjo e bën ‘Bake Off’ të duket shumë e thjeshtë. Me tortën, me një lugë të vetme, mund të marrësh kremin, mbushjen dhe brumin. Unë njihja të gjithë shefat më të mirë dhe kisha një restorant Michelin, kështu që isha shumë familjare me atë nivel gatimi.

Në kohën kur Prue erdhi në shfaqje, fansat, të zhgënjyer nga transferimi nga BBC në Channel 4 dhe humbja e Mary-t, Sue Perkins dhe Mel Giedroyc, nuk ishin të ngrohtë ndaj saj.