Celebrities Gossip Showbiz

Modelja ruse Ariana zbulon një herë e mirë nëse është e martuar apo jo me Don Xhonin!

Don Xhoni është padiskutim një nga reperët më të përfolur të momentit. Vetëm pak kohë nga nisja e karrierës së tij dhe ai ka arritur të fitojë zemrat e ndjekësve. Këngët e tij numërojnë miliona klikime duke e bërë kështu reperin shumë të pëlqyer nga ndjekësit.

Para një muaji ai ka sjellë një surprizë për dashamirësit e tij e padyshim përpos këngës, ajo që tërhoqi shumë vëmendje është videoklipi ku shfaqet ish- e dashura e tij ruse, Ariana e veshur si nuse. Jo vetëm fakti se dyshja u shfaqën më të afërt se kurrë në disa prej skenave, por modelja shtoi dyshimet se mund të ishte martuar me Don Xhonin pasi tregoi se kishte bërë tatuazh në dorën e saj ‘Mrs. Isufi’ (Zonja Isufi, mbiemri i reperit) dhe në gishtin e martesës mbante dy unaza floriri.

Por, mesa duket të gjitha këto kanë qenë një lojë për të fituar sa më shumë klikime nga kënga, pasi vetëm pak më parë teksa Ariana është pyetur në ‘Ask’ nga ndjekësit e saj nëse është e martuar me Don Xhonin, ajo është përgjigjur:

Pyetja që më bëhet më shpesh… Kemi qenë për një kohë të gjatë bashkë dhe tani jemi ndarë të lumtur mund të themi. Nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Gjithësecili ka jetën e vet njerëz. 

Duket se kjo verë nuk ka mbaruar ende për Don Xhonin, i cili ka paralajmëruar projektin e radhës.