Në muajt e parë të shtatzënisë, modelja e “Victoria Secret”, Jasmine Tookes nuk kishte dashur ta shpallte shtatzëninë e saj. Ajo thotë për revistën “Vogue”:
Nuk mund ta gjeja dot mënyrën e duhur për t’ia thënë publikut. Një mënyrë që do të ndihej e vërtetë për mua.
Megjithatë, kjo ishte edhe për shkak të lodhjes që ajo kishte pasur në atë periudhë. Ashtu si shumë gra të tjera, Tookes përjetoi lodhje kronike gjatë 12 javëve të saj të para. Modelja shprehet:
Isha aq e lodhur deri në atë pikë sa nuk mund të lexoja as emailet që më vinin. Më zinte gjumi e ulur në kompjuter. Madje një herë gati më zuri gjumi duke drejtuar makinën time. Lodhja ishte diçka që nuk e kisha përjetuar kurrë.
Kështu, në vend të kësaj, ajo dhe bashkëshorti i saj Juan David Borrero e mbajtën të fshehtë lajmin, derisa Tookes mbushi gjashtë muaj dhe efektet anësore të tremujorit të parë ishin qetësuar.
31 vjeçarja, duke kuptuar mungesën e fotografive cilësore që ajo dhe bashkëshorti i saj, drejtori ekzekutiv i Snapchat, Borrero, kishin realizuar gjatë viteve, vendosi që ajo të realizonte një set me kujtimet e saj si nënë që do të zgjasin përjetësisht. Ajo tha:
Unë dhe bashkëshorti im kemi bërë foto vetëm në ditën e dasmës sonë. Doja ta kujtoja këtë moment të veçantë.
Kështu ajo i kërkoi Jerome Duranit, me të cilin ka bërë shpesh fushata reklamimi, të fotografonte momentin më të bukur të saj. Të frymëzuar nga reklamat arkivore të Ralph Lauren dhe fotografitë e Peter Lindbergh, Tookes dhe Borrero u shkrepën disa foto bardh e zi.
Për ta mbajtur gjallë intimitetin në set, ata i kërkuan nënës së modeles, Cary Robinson, t’i stilonte. Në njërën fotografi, modelja kishte veshur një pallto “Marcela London”. Ndërsa në një pamje tjetër, një këmishë të bardhë “Theory” të kombinuara me një palë dhe xhinse me kornizë. Ndërkohë, bashkëshorti i saj i kombinoi pantallonat “Tom Ford” me një pulovër “Rag & Bone”.
Rezulton se përveç këshilla të prindërimit, mamaja e Jasmine i ka dhënë vajzës së saj edhe këshilla mode mbi rrobat që duhen të blejnë për foshnjën. Këshilla e Cary Robinson ka qenë:
Mos e teproni me veshjet dhe të blini gjithçka që të gjithë ju thonë të merrni. Mundohu të marrësh vetëm gjërat thelbësore.