Celebrities Gossip Showbiz

Modelja Heidi Lushtaku dhe futbollisti Merih Demiral bëhen prindër për herë të dytë!

Modelja e njohur shqiptare, Heidi Lushtaku, është bërë nënë për herë të dytë. Ajo dhe partneri i saj, futbollisti turk Merih Demiral, u bënë prindër sërish të një djali. Dyshja e kanë bërë të ditur lajmin me anë të një postimi në Instagram. “Gruaja ime e dashur dhe djemtë e mi”-thuhet në postim.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Merih Demiral (@merihdemiral)

Çifti janë bashkë prej shumë vitesh. Futbollisti gjithashtu është tetë vjet më i vogël se bukuroshja nga Drenica. Lushtaku përveç se është një super modele e cila prej vitesh jeton jashtë vendit ka qenë në qendër të vëmendjes për romancën që pati me boksierin e njohur shqiptar Robin Krasniqi. Lidhja e tyre zgjati prej disa vitesh por që përfundoi dhe secili nga ish-partnerët pa jetën e tij.

Pak pasi zbuloi lajmin e shtatzënisë së parë Heidi u martua me futbollistin e njohur turk, Merih Demiral. Sipas mediave turke, 25-vjeçari Merih Demiral është njohur me Heidin në Zvicër, ku edhe jetojnë prej disa kohësh. Nuk dihet prej sa kohësh, por mesa duket futbollisti ka fituar zemrën e modeles shqiptare.