Fashion Gossip

Modelja e njohur mahnit me look-un në “Versace’s Milan Fashion Week”

Ajo di shumë mirë se si ta rrëmbejë vëmendjen. Modelja e njohur Irina Shayk në çdo dalje publike të saj mahnit me pamjen. Së fundmi ajo është parë duke ecur në pistën e “Versace’s Milan Fashion Week”, ndërsa reklamoi linjën e re të rrobave.

Irina kishte veshur një fustan të zi me dekolte të hapur, ndërsa për aksesorë bukuroshja zgjodhi të ketë një çantë plot stil, duke i kombinuar edhe një shami të lidhur në kokë. Flokët e saj nuk vëreheshin shumë për shkak të shamisë, kurse për make up modelja kishte zgjedhuar nuancat rozë.

Pozat dhe sfilata e saj padyshim që u komentuan në rrjete sociale, duke e konsideruar si ndër modelet më joshëse. Ndërkaq, 35-vjeçarja kohëve të fundit është parë duke kaluar kohë me ish-partnerin, Bradley Cooper, për shkak të vajzës së tyre.