Modelja e njohur Cara Delevingne i tregoi të gjitha në eventin e njohur dhe më të madh të modës “Met Gala 2022”. Modelja eci në tapetin e kuq të së hënës me një xhaketë dhe pantallona të përshtatura të kuqe nga Dior Haute Couture, në një moment ajo hoqi xhaketën e saj për të zbuluar bustin e saj topless të mbuluar me bojë ari. Të shumtë ishin ata që u përqëndruan tek mënyra sesi ajo kishte zgjedhur që mos t’i mbulonte tatuazhet e saj dhe psoriazën.
Ylli, 29 vjeç, la të palyera njollat e kuqe tek bërrylat për të shmangur acarimin e mëtejshëm, një lëvizje që fansat e duartrokitën në mediat sociale. Ndonëse bukuroshja britanike nuk ka thënë asgjë publikisht për pamjen e saj mjaft unike gjatë natës, ajo ka folur për psoriazën e saj dhe si e ka ndikuar në të kaluarën. Ajo u shpreh në vitin 2015 për “The Times” se:
Unë nuk jam duke bërë më punë që kanë lidhje me modën, pasi kam psoriasis dhe gjithë ato gjërat e tjera.
Kjo erdhi si pasojë edhe e stresit të shpeshtë me të cilin përballen në këtë industri të madhe, ajo shtoi gjithashtu se njerëzit nuk janë gjithmonë të sjellshëm për gjendjen e saj të lëkurës.
Njerëzit vendosnin doreza dhe nuk donin të më preknin sepse mendonin se ishte ngjitëse apo diçka tjetër.
Vlen të rikujtojmë se Cara Delevingne dhe këngëtarja e njohur në të gjithë botën Selena Gomez janë mike shumë të mira me njëra-tjetrën. Të dyja zgjodhën që ta vulosnin miqësinë e tyre duke bërë të njëjtin tatuazh. Në lidhje me kuptimin e këtij tatuazhi Selena gjatë një interviste ka treguar se:
Ajo më quan Rosebud kështu që është një pseudonim. Dhe unë gjithmonë kam dashur një trëndafil dhe tani kam një të tillë dhe më pëlqen kjo gjë.