Ismail Kadare, shkrimtari i njohur shqiptar, gjeni i letrave shqipe mbylli sytë dje në moshën 88-vjeçare. Lajmin e trishtë e dhanë familja dhe bashkëpunëtorët e njeriut që gjerësisht njihet dhe si një personalitet qendror i kulturës shqiptare.
Vdekja e Kadaresë ka trishtuar shumë artistë dhe admirues të veprave të tij, të cilët publikuan në rrjetet sociale, copëza nga poezitë më të famshme të tij.
Por ajo që tërhoqi vëmendjen dhe u bë virale në rrjet ishte një postim në “Instastory” i modeles së njohur, Megi Luka. Kjo e fundit kishte postuar poezinë e Dritëro Agollit, “Mjegulli i Dashurisë”, me mbishkrimin “RIP Dritëro Agolli”.
Modelja e cila u kurorëzua “Miss Universe Albania 2015”, dhe bëri gafën duke ngatërruar gjeniun e letrave Ismail Kadare me shkrimtarin Dritëro Agolli, ka fshirë postimin duke mos bërë asnjë reagim tjetër.