Celebrities Magazine Showbiz

Modelja e famshme e Instagram burgoset për trafik njerëzor e skllavëri!

Modelja Kat Torres është fotografuar më parë në kopertina revistash dhe në festa me emra të njohur si Leonardo DiCaprio, por është burgosur nga autoritetet ne Brazil për joshjen e modeleve drejt SHBA që të shfrytëzoheshin seksualisht e fizikisht. Nga origjina e saj e thjeshtë Torres arriti të jetonte një jetë luksi e të shoqërohej me persona të famshëm e oligarkë, ndërsa pretendonte se kishte bërë kurse mirëqeniejeje dhe motivimi personal për 14,000 klientë. Rrjeti Daily Mail shkruan:

Por prapa skene, influencuesja e modelja braziliane kishte plane të errëta për të joshur në rrjetin e saj në formë kulti, të reja për trafik njerëzor e skllavëri.

Modelja me emrin e vërtetë Katiusha Torres u deportua drejt Brazilit në fillim të vitit kur u publikuan detajet e jetës së saj të fshehtë në SHBA. Vetëm pas 18 muaj burg ajo është dënuar me tetë vjet burg për trafik njerëzor e skllavëri, teksa gjykatësi vendosi se ajo joshte viktimat për t’i shitur më pas për shfrytëzim seksual.

Torres pretendonte se ishte “magjistare” e frymëzuar nga liderë shpirtërorë dhe mësues biznesi, por një nga viktimat e saj tha se e joshi të vinte në SHBA dhe e përdorte si skllave shtëpiake, ndërsa një tjetër tha se i “bënte magji” dhe e detyronte të punonte një një klub striptize ndërsa paratë që fitonte, Torres i mbante për vete. Më herët në një dokumentar të BBC nga burgu i Rio de Janeiro modelja pretendonte se ihste e pafajshme, edhe pse më shumë se 20 vajza pretendojnë se janë gënjyer ose shfrytëzuar prej saj.

Në kulmin e saj Katiuscia Torres Soares komandonte rreth 1.2milionë ndjekës në Instagram, ku shpërndante postime frymëzuese dhe këshilla jete ose marrëdhëniesh, ashtu si dhe biznesi e mirëqenieje. Torres krijoi një seri lidhjesh të fuqishme gjatë karrierës së saj dhe pretendon se shoqërohej me Leonardo DiCaprio kur punonte në Paris. Por prapaskene kishte dëshmi të shfrytëzimit të njerëzve që kishte nën vete dhe abuzim me shërbëtoret e shtëpisë.

Ajo akuzohet se kishte plan për të izoluar këto që binte në rrjetën e saj të shfrytëzimit, të cilat i joshte me historitë manipuluese të suksesit që prezantonte në rrjet dhe premtimet për ndihmë dhe udhëzim në jetë. Viktimat e saj thonë se ishin në pozita të dobëta kur shënjestroheshin nga Torres, dhe më pas detyroheshin të zbatonin urdhrat e saj të shfrytëzimit dhe skllavërimit. Modelja është në pritje të të tjera gjykimeve mbi akuzat e grave që janë frymëzuar prej publikimit të të dhënave