Modelja e famshme, Alessandra Ambrosio, ka ‘çmendur’ rrjetin me disa postime ku shfaqet me bikini duke luajtur volejboll. Në pozat në fjalë, ajo mban veshur një palë rroba banje ngjyrë jeshil, të cilat i tregojnë format pefekte trupore.
Modelja ka pozuar në mënyrë mjaft provokuese duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Kujtojmë se Alessandra njihet për punën e saj me “Victoria’s Secret” dhe u zgjodh si zëdhënësja e parë e linjës PINK të kompanisë . Ajo ishte një engjëll i “Victoria’s Secret” nga 2004 deri në 2017 dhe ka modeluar për shtëpi të modës si “Christian Dior”, “Armani”, “Ralph Lauren” dhe “Next”.
Ambrosio u rendit në vendin e pestë në listën e “Forbes” të modeleve më të paguara, që vlerësohet të ketë fituar 6.6 milionë dollarë çdo vit. Ajo citohet shpesh nga mediat e njohura si një nga femrat më seksi në botë.
Ajo u zgjodh si një nga “100 Njerëzit më të Bukur në Botë” në maj të vitit 2007. Ambrosio konsiderohet si një nga ikonat në industrinë e modës.