Botë e Çuditshme

Modelja braziliane që preferon të stërvitet në varreza…

Modelja braziliane, Andrea Sunshine, shprehet se i pëlqen të stërvitet në varreza. Ajo madje do t’i frymëzojë të tjerët t’i bashkohen dhe të thyejnë stigmën për stërvitjen në vende të pazakonta. Andrea u ka treguar fansave të saj se është lodhur duke u stërvitur në palestër dhe se “të vdekurit nuk e shqetësojnë”.

Jam lodhur duke u ngacmuar në palestër, sepse jam e bukur dhe kam një trup muskuloz. Më dëbuan për shkak të rrobave që vesh. Tani shkoj në palestër vetëm kur është plotësisht bosh. Ndryshe shkoj në varreza dhe ushtrohem me shpirt. Varrezat janë ideale për aktivitet fizik sepse të ofrojnë dhe qetësi. Ky lloj trajnimi më jep një ndjenjë paqeje që nuk mund ta gjej askund tjetër. Është një vend ku lidhemi me natyrën, nderojmë ata që kanë ndërruar jetë dhe kujdesemi edhe për shëndetin tonë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Andréa Sunshine (@andrea__sunshinee)

Andrea tregon se është e emocionuar dhe pohon se të tjerët po i bashkohen në një udhëtim të pazakontë dhe duke shmangur paragjykimet.