Auto & Moto

Modeli i veçantë në dru i Ferrarit, ende nuk do t’i dorëzohet klientëve!

Ferrari Roma është një makinë e mrekullueshme sportive. Tani, janë publikuar disa imazhe të modelit “në dru”. Ferrari ka bashkëpunuar me Montblanc për këtë Roma të konvertueshme. Është një nga shumë modelet e veçanta të markës luksoze. Por, kjo Roma e veçantë nuk do t’i dorëzohet klientëve, të paktën jo ende. Ajo do të shfaqet në një ekspozitë ‘One of a Kind’ në muzeun Enzo Ferrari në Itali.

Mundësia për të blerë një Formula 1 nuk vjen aq shpesh. Ankandi RM Sotheby’s po shet një nga makinat më të suksesshme të garave, Ferrari F1 të Michael Schumacher, një model 248 i vitit 2006. Me këtë makinë, Schumacher fitoi Çmimin e Madh të SHBA-së, Evropës dhe Gjermanisë.

Modeli fuqizohet nga një motor 2.4 litërsh me 730 kuaj fuqi. Pronari aktual e bleu makinën nga Ferrari në dhjetor të vitit 2007. RM nuk rendit një çmim të vlerësuar të shitjes, megjithëse është i disponueshëm sipas kërkesës. Oferta nis më 14 nëntor. Rikujtojmë se Ferrari ka prezantuar makinën më të fuqishme deri më tani, modelin F80 që kap vlerën e 4 milionë dollarëve. Kjo hiper-makinë që do të prodhohet në vetëm 799 njësi, ka dyer që hapen lart dhe një sedilje unike për shoferin.

Ferrari F80 arrin shpejtësinë prej nga 0-100 kilometra në orë për vetëm 2.15 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 350 falë motorit të fuqishëm që prodhon 1,200 kuaj-fuqi. Fuqia vjen nga një kombinim i motorit V6 me benzinë dhe tre tjerë më elektrik. Bëhet fjalë për një hibrid që mbushet vetë. jo plug-in dhe nuk e ka opsionin e ngarjes me zero ndotje. Këto statistike e bëjnë makinën më të fuqishme që ndonjëherë e ka prodhuar fabrika e Ferrari.