Auto & Moto

Modeli i fundit nga Bugatti, më uniku!

Bugatti ka prezantuar Chironin më të fundit dhe ndoshta më të diskutueshëm, Chiron Profilee. Është një model unik i bazuar në modelin Pur Sport, i cili ishte Chiron më i lehtë dhe më i fokusuar në pista. Ai ka marshe më të shkurtra, një spoiler të madh të pasmë dhe iu deshën 2.3 sekonda për të përshpejtuar nga 0 në 100 km/h.

Por klientët e Bugatti gjithmonë duan më shumë, ndaj kërkuan një makinë që kombinon pamjen dinamike të modelit Pur Sport me një “estetikë më të butë” dhe kështu lindi Profilee. Në vend të një krahu të pasmë të ngritur me gjatësi të plotë, ka një spoiler të integruar që ende krijon 80% të forcës rrezuese të Pur Sport.

Shpejtësia maksimale e modelit Pur Sport është 351 km/h dhe Profilee e re 380 km/h. Krahu i ri i pasmë ka një funksion të dyfishtë, jo vetëm që krijon shtytje me sipërfaqen e sipërme, por largon ajrin e nxehtë me atë të poshtëm.

Profilee mori hyrje më të gjera ajri, një grilë më të madhe për të përmirësuar ftohjen dhe ka gjithashtu një ndarës të ridizajnuar të përparmë. Shasia është gjithashtu e ndryshme dhe është diku mes asaj të modeleve Sport dhe Pur Sport. Sustat janë 10% më të ngurtë se Sporti, ndërsa boshti i pasmë ka 50% më shumë kamerë.

Qëllimi është një përshtatje më e mirë pa kompromentuar rehatinë. Makina pritet të fuqizohet nga një motor 8.0 litërsh Quad-turbo W16 që jep 1479 kuaj/fuqi dhe 1600 Nm çift rrotullues. Profilee unike do të dalë në ankand në Paris më 1 shkurt, me një pjesë të të ardhurave të dhuruara për bamirësi.