Sport

MLS/ “All-Star Game” pa shkëlqimin e duhur, dy yjet e Inter Miamit mund të mungojnë!

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë bërë gati për ndeshjen “All-Star” të kampionatit, por në këtë duel shkëlqimi do të jetë disi i zbehtë pasi dy prej yjeve do të mungojnë.

Siç raportohet nga mediet amerikane, Lionel Messi dhe Luis Suarez do të mungojnë, kjo pasi dy lojtarët e Inter Miamit vuajnë probleme fizike.

Ende asgjë nuk është zyrtare, por duke parë kohën e shkurtër në dispozicion, Suarez dhe Messi duket se do ta kenë të pamundur për të qenë pjesë e mbrëmjes, ku në fushë do të zbresin yjet e futbollit amerikan, MLS.

Vijon…