Edmond Gashi dha deklaratë si person nën hetim nga SPAK përpara një hetuesi të BKH dhe prokurorit të dosjes së Onkologjikut.
Pasi ka përfunduar marrja e tij në pyetje gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se mjeku ka kundërshtuar gjetjet e hetimit duke thënë se nuk kishte kryer korrupsion.
“Ndaj u angazhova në dypunësim edhe në shtet edhe në klinikë, për të mos u përfshirë në mitmarrje”, ka pretenduar mjeku, sipas të cilit rezulton se ka kryer në tepër ndërhyje në shtet për pacientët, sesa në klinikën e tij private.
Më pas mjeku, sipas burimeve të Anila Hoxhës ka treguar se pacientët zgjidhnin dhe kërkonin të ndiqeshin edhe në klinikën e tij siç ishte edhe rasti i pacientes bërë publik gjatë hetimit.
Gashi u shoqërua nga avokatja e tij Xhoi Nela, ndërkohë që gjatë javës së kaluar Gjykata e Posaçme e Apelit i ka lënë disa detyra Spakut për Onkologjikun.
Midis tyre të tregojë nëse drejtoresha e Onokologjikut e ka menaxhuar apo jo situatën siç duhet, teksa vartësit kryenin aktivitetin kriminal duke zhvatur pacientët.
Një nga këto gjurmë që kërkon gjykata të gjendet është nëse ka dërguar apo jo drejtoresha e Onkologikut një kallëzim të mëparshëm në prokurorinë e Tiranës, e cila finalizoi investigimin penal duke firmosur disa masa sigurie.