Kur shkoni për ndonjë operacion, duhet të bëni më parë analizat bazë dhe më pas mjekët mund të gjejnë diçka tjetër. Mjekja Tara Narula thotë se:
Sa herë që shkoni për ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, duhet të bëni paraprakisht analizat bazë, të cilat zakonisht përfshijnë analizën e gjakut dhe analizën e urinës. Më pas mjekët mund të gjejnë diçka tjetër.
Dr.Justin R. Greg, specialist në urologji dhe onkologji, zbulon se një pacient me hiperplazi të prostatës, e cila ishte edhe diagnoza e Mbretit Charles, shpesh shkon për imazhe rutinë me një skaner ose rezonancë magnetike dhe duke imazhuar legenin ose barkun me përdorimin e këtyre metodave, për shembull, mund të zbulohen shenja të kancerit të fshikëzës dhe veshkave.
Kanceri i fshikëzës urinare mund të zbulohet edhe me anë të një instrumenti që kalon përmes prostatës në fshikëz. Aty mund të shihen rritje që i ngjajnë lulelakrës ose kërpudhave, nëse ka kancer. Ndërsa kanceri i veshkave në fazat e hershme zakonisht nuk jep ndonjë simptomë të dukshme, njerëzit me kancer të fshikëzës mund të kenë simptoma.
Në raste të rralla, gjatë operacionit rutinë për zmadhimin e prostatës, mjekët mund të vërejnë edhe kancerin e zorrës së trashë, si dhe ekziston mundësia e zbulimit aksidental të limfomës, e cila shpesh zbulohet me imazherinë e kraharorit. Është e rëndësishme të theksohet se asnjë nga format e përmendura të kancerit nuk lidhet ose shkaktohet nga prostata e zmadhuar. “Kur zbulohet herët, shanset për të kuruar kancerin janë më të mëdha”,-shton doktor Narula. Dr. Greg kujton edhe një herë rëndësinë e ekzaminimeve të rregullta parandaluese.
Hiperplazia beninje e prostatës ose hipertrofia është një fat i pashmangshëm për shumicën e meshkujve, ose, për të qenë të saktë, për gjysmën e meshkujve në të 50-at dhe tre në katër meshkuj në të 70-at. Rritja e përmasave të gjëndrës së prostatës, një proces që fillon natyrshëm që në moshën 35-vjeçare dhe evoluon me një ritëm të ndryshëm, mund të sjellë pengesa në jetën e përditshme të të sëmurëve, të sjellë çrregullime të urinimit si nokturia dhe ndjenjën e zbrazjes jo të plotë. Kjo gjithashtu ndikon në mosfunksion erektil.