Mjegulla e dendur përfshiu aksin rrugor Korçë-Pogradec, duke vështirësuar lëvizjen e makinave kryesisht në fshatrat Lumalas, Biranj e Bulgarec. Për këtë arsye, drejtuesit e automjeteve kanë qenë të detyruar të lëvizin me shpejtësi të ulët edhe për të shmangur aksidentet e mundshme automobilistike.
Moti i paqëndrueshëm vazhdon të mos i ndahet vendit tonë. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e sotme territori shqiptar do të ndikohet nga masa ajrore të lagështa, të cilat do të sjellin kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht pas orëve të mesditës përgjatë relieveve kodrinore-malore.
Duke filluar pas orëve të mesditës deri në orët e pasdites, në relievet kodrinore-malore, parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Këto reshje në zona të izoluara do të jenë në formën e rrebesheve të vrullshme, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Përgjatë vijës bregdetare e zonat përreth tyre, reshjet do të jenë në formën e vesës së shiut. Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
17/29
Diell re shi
Kukës
11/22
Diell re shi
Lezhë
16/28
Diell re shi
Dibër
12/23
Diell re shi
Durrës
16/27
Diell re shi
Tiranë
17/29
Diell re shi
Elbasan
16/28
Diell re shi
Berat
15/30
Diell re shi
Vlorë
16/25
Diell re shi
Korçë
9/21
Diell re shi
Gjirokastër
11/27
Diell re shi
Sarandë
18/26
Diell re shi