Ilaçi tradicional popullor arab, i cili besohet se rinovon trupin, ka vetëm tre përbërës që tashmë i keni në shtëpi. Kjo pije pihet dy herë në vit dhe nevojiten 100 ml lëng limoni, 200 gram mjaltë, 50 ml vaj ulliri. Përzijini të gjithë përbërësit dhe merrni një lugë çaji tri herë në ditë me stomakun bosh, 15 deri në 20 minuta para vaktit. Mund ta konsumoni sërish pas gjashtë muajsh. Vaji i ullirit ka një efekt të jashtëzakonshëm në trupin e njeriut dhe është i dobishëm për shëndetin.
Gjatë gjithë historisë dhe deri më sot, është përdorur për shërimin e djegieve, kujdesin e lëkurës, madje edhe për pastrimin e trupit. Efektiviteti i vajit të ullirit nuk është vetëm sipërfaqësor dhe ai mund t’ju ndihmojë të luftoni inflamacionet e vazhdueshme të zorrëve dhe stomakut, bakteret dhe kërpudhat. Konsumimi i rregullt i lëngut të limonit do të ndihmojë në mbrojtjen e trupit, do ta rinojë dhe pastrojë atë.
Limoni gjithashtu neutralizon dhe përmirëson kujtesën dhe pastron lëkurën. Të gjitha format e mjaltit përmbajnë natyrshëm lëndë ushqyese, të cilat kanë një sërë përfitimesh shëndetësore dhe përdorime mjekësore. Në fakt, mjalti është përdorur gjatë historisë si një ilaç popullor për shëndetin e mirë, imunitetin dhe shumë sëmundje.
Ndodh shpesh, por sidomos në këtë periudhë të vitit, kur trupi dehidratohet dhe ka gjithmonë pasoja nëse nuk trajtohet. Pas shumë daljeve e netëve jashtë, në ditëlindje a festa të ndryshme, disa njerëz mendojnë se të pish ujë, lëngje të ndryshme frutash apo lëngje për fëmijë mund ta kalosh lehtësisht dehidratimin. Por nuk është kështu. Gjendja mund të agravojë nëse nuk trajtohet me kujdes.
Lëngjet e frutave dhe lëngjet për fëmijë kanë një të përbashkët shumë të rëndësishme: janë të mbushura me elektrolite, përbërës që hyjnë te lëndët ushqyese dhe që i ndihmojnë në shumë procese jetësore që zhvillohen në organizëm, prodhimi i energjisë, ruajtja e tërësisë së qelizave, përcjellja e nervave, etj. Elektrolitet përcjellin elektricitet. Elektroliti me i zakonshëm e i kudogjendur është kripa.