Në Top Albania Radio po vijon transmetimi i ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, që do t’ju bëjë shoqëri deri në 18:00, një emision radiofonik nga shtëpia më e famshme në vend. Personazhet më të komentuar rivihen në rolet e prezantuesve e të ftuarve, me plot të papritura dhe emocione. Në këtë episod të fundit, Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro ishin dy moderatoret prezente në shtëpim të cilat intervistuan një e nga një banorët finalistë.
E para që ishte në tavolinë me to ishte aktorja Egla Ceno. E pyetur se cilat janë planet e saj pas përfundimit të Big Brother, ajo u përgjigj:
Mamin, të sigurohem që s’i ka harxhuar të tëra. Mamin sigurisht dhe vëllezërit. T’u marrë erë atyre nipërve. Domethënë familja sigurisht. Të shtrëngohem njëçik me ata. Me njerëzit e mi më të dashur që më rrethojnë ku jetoj. Dua të udhëtoj me makinë. Të çldhem pak. Të ftohem pak nga e gjithë gjëja. Dua të takoj içik Eglën. Kudo që të jetë. Egla është atje ku jam unë.
Përsa i përket planeve të saj profesionale, Egla u shpreh:
Unë punoj në Elbasan tek Skampa, e dini. Momentalisht jam pezull, sepse jam këtu. Po do rimartohem me Skampën, do rimarr marrëdhënien domethënë e punës. Sigurisht tani është sezoni off, sepse vjen vera dhe sezonin e humba pa një shfaqje. Kismet vitin tjetër si, qysh, tek. Të shoh si do të jenë gjërat. Do t’i rikthehem rutinës. Jam koshiente që do të ketë pak eko në publik, por jam edhe koshiente që do të mbarojë shumë shpejt. Nuk është se e shoh ndonjë gjë wow ose shqetësuese. Mjafton që këmbët të mos na ngrihen nga toka. Mos fluturojmë me pras.