Sa të sigurt jeni që CV-ja juaj është e punuar në mënyrë perfekte? Në fakt ka disa detaje dhe informacione që nuk nevojiten, kështu që është mirë t’i kontrolloni mirë përpara se t’i dërgoni te punëdhënësi juaj i mundshëm i ardhshëm. Është jashtëzakonisht e rëndësishme ta mbajmë të përditësuar CV-në dhe të jemi të kujdesshëm, pasi mjafton një gabim për të të privuar nga pozicioni yt i ëndrrave. Këshillohet që të hiqni disa detaje që jemi mësuar rregullisht që t’i kemi në CV. Disa nga këto detaje janë:
1.Adresa juaj e shtëpisë
Nuk ka asnjë arsye për të shtuar adresën tuaj të shtëpisë në CV pasi përgjigja vjen gjithmonë në e-mailin tuaj. Është një informacion i panevojshëm. Pra, në vend që të jepni adresën e shtëpisë tuaj, vendosni zonën në të cilën jetoni.
2.Mosha/besimet tuaja fetare
Është e paligjshme që intervistuesi t’ju pyesë moshën tuaj, detajet e identitetit tuaj dhe bindjet tuaja fetare. Këto pyetje nuk kanë të bëjnë fare me punën.
3.Foto juaj
Ju nuk keni nevojë të bashkëngjitni foton tuaj në CV tuaj. Mjaftojnë kualifikimet, aftësitë dhe përvoja juaj e punës për të gjykuar nëse jeni apo jo të përshtatshëm për këtë pozicion.