Divorci ose humbja e personit të dashur janë gjendje shumë të rënda në kuptimin emocional. Megjithatë, ekziston një truk i cili mund të jetë ndihmë e parë në situata të këtilla. Hulumtimet tregojnë që janë të nevojshëm vetëm 90 sekonda që nga një gjendje shpirtërore të kalojmë në një gjendje tjetër.
Natyrisht, kjo nuk është kohë e mjaftueshme për të gjetur zgjidhjen e përhershme, mirëpo në afat të gjatë ky truk ka sukses. Në të vërtetë, kur gjendemi në situata të vështira, në vend që të mendojmë për gjëra të bukura, truri ynë vazhdimisht mbushet me mendime negative të cilat vetëm sa e rëndojnë procesin.
Neuropsikiatri Dan Siegel thotë që e gjitha çfarë ju nevojitet janë 90 sekonda. Silluni rreth vetes, bëni një shikim përreth vetes, pastaj zhytuni në mendimet tuaja. Mendoni gjëra të bukura ose çdo gjë që ju bën të lumtur. Ndihuni më mirë. Përsëriteni shpesh këtë procedurë e cila zgjat një minutë e gjysmë. “Kurdo që të ndiheni keq, mashtrojeni trurin tuaj. Në fund do të filloni të pranoni ndjenjën e mirë si realitet dhe do të bëheni më mirë”,-thotë Siegel.