Dërgimi i një mesazhi seksi mund të duket mjaft i rrezikshëm, por, falë studimeve të fundit, është vërtetuar se ‘sexting’ është një pjesë jetike dhe e shëndetshme e takimeve moderne. Qoftë nëse janë foto seksi apo mesazhe me tekst kaq të detajuara, ‘sexting’ është një pjesë e rregullt e marrëdhënieve.
Lajmi mund të jetë tronditës për shumë njerëz, veçanërisht pasi ‘sexting’ ka fituar një përfaqësim të keq si të qenit seksualisht i rrezikshëm, i frikshëm dhe (ndonjëherë) edhe si sjellje kriminale. Rezultatet e kërkimit thonë se njerëzit kanë më shumë gjasa të dërgojnë një tekst seksi nëse e marrin fillimisht vetë një të tillë.
Letrat e dashurisë janë zyrtarisht të modës së vjetër. Sipas ekspertëve, dërgimi i fotove nudo ose teksteve seksuale është mënyra e re për të mbajtur shkëndijën e ndezur në marrëdhënien tuaj. Hulumtuesit në Universitetin Drexel, anketuan 870 amerikanë të moshës nga 18 deri në 82 vjeç për studimin e tyre. Ata zbuluan se 88 % e të anketuarve kishin shkëmbyer mesazhe seksuale, dhe 82 % e kishin bërë këtë para një viti.
Studiuesit gjithashtu pyetën pjesëmarrësit në lidhje me kënaqësitë e tyre seksuale dhe rezultoi se shumica e njerëzve që praktikonin ‘sexting‘, ishin më të lumtur dhe më të kënaqur seksualisht. Dhe njerëzit që ishin në një lidhje, por jo shumë serioze, ishin më të lumtur me marrëdhëniet e tyre në tërësi kur i dërgonin njëri-tjetrit foto ose mesazhe seksi. Por nga ana tjetër, njerëzit në marrëdhënie shumë të përkushtuara nuk kishin asnjë efekt nga ‘sexting’. Burrat kanë më shumë gjasa të jenë më të kënaqur nga ‘sexting’.