Priyanka Chopra postoi në Instagram një foto nga pushimet që duket se po kalon bashkë me kunatin e saj Joe Jonas dhe të dashurën e tij të re, Stormi Bree. Fotoja e cila tregonte katër duar me gota shampanje në një restorant u fshi. Njëra dorë në foto kishte të njëjtin tatuazh që modelja ka në dorën e saj të djathtë, i cili ka mjaftuar për të bindur fansat se Chopra dhe bashkëshorti Nick Jonas po kalonin kohë me çiftin e ri.
Joe dhe Bree ndezën thashethemet për lidhje kur u fotografuan duke mbërritur në aeroportin në Cabo San Lucas, Meksikë, në fillim të këtij muaji. Të nesërmen, ata u panë në atë për darkë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Menjëherë pas kësaj, një burim dha detaje për lidhjen e tyre për ‘Us Weekly’, duke thënë se këngëtari po shijonte kohë me modelen. Burimi shtoi:
Prioriteti dhe fokusi i tij kryesor do të jenë gjithmonë fëmijët e tij por në të njëjtën kohë, është i hapur për atë që do të vijë.
Dyshja konfirmuan se ishin në të njëjtin vend kur të dy postuan pamje nga malet e mbuluara me dëborë. Të dy u përfolën fillimisht për romancë rreth katër muaj pasi anëtari i Jonas Brothers bëri kërkesë për divorc nga Sophie Turner pas katër vitesh martesë.
Ndërkaq, Sophie Turner nga ana tjetër ka konfirmuar së fundmi lidhjen me Peregrine Pearson. Aktorja e “Game Of Thrones” u pa duke puthur me pasion trashëgimtarin e perandorisë mediatike, familja e të cilit ka një pasuri neto prej më shumë se 224 milionë dollarësh. Sophie dhe Peregrine, i cili njihet si Perry për miqtë e tij, u panë për herë të parë duke u puthur gjatë një daljeje në tetor, duke nxitur spekulimet se ajo kishte vazhduar me jetën e saj pas ndarjes me këngëtarin Jonas Brother, Joe.