Bota

Mjaftoi një pakujdesi që policia ta zbulonte, arrestohet Andrew Tate!

Ish-kampioni i kikboksit, Andrew Tate, është arrestuar së fundmi në Rumani i akuzuar për trafikim njerëzor. 36-vjeçari dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan në Bukuresht dhe do të ndalohen për 24 orë, sipas gazetës rumune Gândul. Ishte videoja e Tate në përgjigje të Greta Thunberg që u dha mundësinë autoriteteve rumune të konfirmonin se ai ishte në Rumani dhe ta arrestonin atë për trafikim të qenieve njerëzore. Në videon që i famshmi i rrjeteve sociale publikoi shihej duke konsumuar pica dhe policia ka zbuluar vendin se ku ishin blerë ato.

Mediat vendase shtojnë se kontrolle janë ushtruar dhe në shtëpinë e një ish-policeje, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me dy vëllezërit. Në prill të vitit 2022, Andrew Tate u përball me akuza për trafikim njerëzor në Rumani, vendi në të cilin ai banon. Megjithatë, Tate deklaroi se gjithçka ishte keqkuptim. Tate është akuzuar për “mizogjini ekstreme”.

Ai ka publikuar dhe video ku shihej teksa dhunonte vajza, gjë që sipas tij është ‘ndëshkim normal’ nëse partnerja nuk bindet. Rikujtojmë, se së fundmi Andrew Tate iu përgjigj një postimi të Piers Morgan në Twitter duke pretenduar se boksieri u gjet i vrarë në Dubai. Llogaria e Morgan u hakerua dhe fajtori pati një ditë hapësirë në llogarinë e tij, duke ofenduar njerëz të panumërt të famshëm, nga Mbretëresha Elizabeth II te këngëtari i popit Ed Sheeran.