Vetëm pak ditë më parë, disa fotografi të yllit të muzikës pop Dua Lipa dhe komedianit Trevor Noah bënë xhiron e rrjetit. “Daily Mail” publikoi fotot e shkrepura pasi këngëtarja shqiptare dhe komediani dolën nga restoranti ku po darkonin, teksa shiheshin mjaft të afërt me njëri-tjetrin, duke shkëmbyer dhe një puthje.
Ka qenë vetë Dua që së fundmi i ka dhënë fund spekulimeve. Ajo tha për podcastin e iHeartRadio se:
Për mua, ky është viti i parë që nuk kam qenë në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Ka qenë vërtet e mrekullueshme të jesh vetëm dhe mendoj vetëm për veten time dhe jam mjaft egoiste.
Pra mesa duket Dua është një beqare e lumtur, të paktën për momentin. Së fundmi bukuroshja ka dhënë një intervistë dhe për të parën herë ka folur rreth ndarjes nga ish-partneri i saj, Anwar Hadid, pasi prej muajsh qendroi e heshtur dhe nuk komentoi asgjë.
Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme”. Por nuk më intereson, këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur.
Lipa është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit dhe çdo këngë e saj kthehet menjëherë në hit. Super ylli ka hyrë së fundmi në historinë e platformës “Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë dëgjime. Dua bëhet kështu automatikisht artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i tretë më i dëgjuar në “Spotify”.