Lifestyle

Mjaft më me vuajtje, shpëtoni nga yndyra në dollapët e kuzhinës vetëm me një truk të thjeshtë!

Yndyra e cila krijohet në dollapët e kuzhinës si pasojë e avullit nga gatimi është një ndër armiqtë më të mëdhenj në kuzhinë. Nëse dollapët e kuzhinës suaj nuk pastrohen edhe aq shpesh, e dini mirë se çfarë yndyre mund të grumbullohet dhe sa e vështirë është që të eliminohet.

Por tani po ju tregojmë një mënyrë efikase dhe të thjeshtë të pastrimit të cilën mund ta provoni menjëherë. Në një shishe, e cila ka pjesën për spërkatje, përzieni një filxhan ujë, disa lugë të mëdha detergjent enësh dhe 10 pika vaj portokalli apo limoni. Këtë lëng përzieni mirë.

Më pas, masën e përftuar vendoseni direkt në yndyrë. Nën dollapë vendosni një leckë të vjetër në mënyrë që lëngu të mos pikojë nëpër sipërfaqe. Prisni disa minuta në mënyrë që yndyra të fillojë të shkrihet. Pastaj merrni një leckë të njomur dhe fshini mirë dollapin e kuzhinës.

Për shkëlqim edhe më të mirë përsëriteni edhe një herë të gjithë procedurën. Nëse pastroni dollapët e kuzhinës suaj së paku një herë në javë me këtë lëng, do të pengoni grumbullimin e yndyrës dhe pastrimi i ardhshëm do të jetë shumë më i thjeshtë.