Qeniet njerëzore krijojnë stereotipe dhe më pas mund të vuajnë prej tyre. Rrjetet sociale janë plot me foto të trupave të përsosur të fotoshopuar. Filtrat bëhen normalë në jetën tonë, por të gjithë janë individualë dhe të veçantë. Ju jeni të papërsosur dhe jeni të bukur. Ne mbështesim mendimin se edhe rrudhat mund t’ju bëjnë të dukeni të lezetshme dhe po ndajmë veçori të tjera për të cilat nuk keni arsye për t’u turpëruar:
1. Rrathë të errët poshtë syve
Sipas statistikave, 1 në 4 amerikanë ka disa papërsosmëri të lëkurës. Kjo është normale sepse ne jemi qenie njerëzore të gjalla që mund të përjetojnë stres. Sigurisht, ju mund të përdorni grimin për të fshehur çdo papërsosmëri, por mbani mend se gjithsesi jeni e bukur. Nuk ka asgjë të keqe të dalësh herë pas here natyrale. Lëkura juaj gjithashtu ka nevojë për pushim.
2. Vetullat e rralla
Forma e vetullave është çështje mode. Sot, vetullat e trasha janë në modë dhe vetullat e rralla nga ana tjetër mund të shkaktojnë vetëbesim të ulët dhe shqetësim emocional, sipas studiuesve. Por kjo është, përsëri, tabloja që shoqëria krijon rreth nesh dhe na bën të ndjekim trende të caktuara. Çfarëdo forme natyrale që keni, është e bukur.
3. Qime në krahë
Të kesh krahë pa qime u bë një trend në shekullin e 19-të për shkak të teorisë së evolucionit të Çarls Darvinit që pretendonte se ishte një shenjë epërsie. Hulumtimet kanë treguar se, në ditët e sotme, heqja e qimeve të trupit mund të motivohet nga presioni social. Megjithatë, mund të jetë zgjedhja juaj dhe vetëm ju vendosni nëse keni nevojë të hiqni qimet nga trupi juaj.
4. Thonjtë e shkurtër
Vetëm imagjinoni sikur të gjithë të kishin të njëjtën fytyrë. Do të ishte e mërzitshme sepse njerëzit duhet të kenë variacione dhe zgjedhje. Është në psikologjinë tonë. Dhe nëse preferoni të keni thonj të gjatë, dikush mund të mendojë se thonjtë e shkurtër janë më të bukur.
5. Buzë të holla
Raca të ndryshme kanë forma të ndryshme të buzëve. Përshembull, gratë kineze kanë buzën e poshtme më të trashë, si dhe vëllimin më të madh të buzës së sipërme. Nuk ka asgjë për t’u turpëruar nëse buzët tuaja janë të holla, thjesht kjo gjë ju bën unik/e.
6. Forma e këmbëve
Rritja e perfeksionizmit nuk do të thotë se çdo brez bëhet më i arrirë. Në fakt, mund të nënkuptojë të kundërtën. Po bëhemi gjithnjë e më të trishtuar duke u përpjekur të arrijmë këto standarde ideale. Duket sikur shkencëtarët po përpiqen të na thonë se të qenit perfekt nuk është aq argëtuese sa mendojmë. E njëjta gjë vlen edhe për formën e këmbëve tuaja. Natyra ndryshon dhe kjo është normale.