Sport

Mitiku “Bernabeu” tashmë “sold out” për prezantimin e Mbappesë!

Nënshkrimi i ri “galaktik” i Realit të Madridit, Kylian Mbappé, është gati të ndjekë rrugën e idhullit të tij Cristiano Ronaldo. Sulmuesi qendror i lindur në ’98, për prezantimin e planifikuar nga klubi madrilen, arriti të përsërisë të njëjtën gjë si CR7 më 6 korrik 2009: “Santiago Bernabeu” do të jetë mbushur me kapacitet të plotë për prezantimin e “yllit” francez.

Ish-lojtari i PSG-së do të veshë fanellën me numrin 9 dhe për këtë arsye do t’i lërë Vinicius Junior atë numër ikonë që e bëri të famshëm.

Për një “Bernabeu” të shitur plotësisht, duhen duartrokitur tifozët madrilenë që blenë 80,000 bileta për prezantimin e Mbappesë.

Takimi është të martën e ardhshme, më 16 korrik, në orën 12:00, në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid.