Lifestyle Love & Sex

Mit apo e vërtetë, a ka realisht ndikim negativ përdorimi i shpeshtë i lodrave të seksit?!

Teksa shumë lodra seksi konsiderohen shumë të mira për stimulimin e vaginës, ekzistojnë dyshime të caktuara që vibratori ka ndikim negativ. Shumica janë propagandues të mendimit që përdorimi tepër i shpeshtë i vibratorit ia humb ndjeshmërinë vaginës dhe shkakton të ashtuquajturën “sindromë e vaginës së vdekur”.

Ekspertët tani kanë vendosur të shpjegojnë se a ekziston vërtet kjo sindromë, e cila, thuhet se vret afshin midis partnerëve, apo nëse është fjala vetëm për mit. Gjinekologia Aisha Malik ka thënë se nuk ekziston dëshmi mjekësore që sindroma e vaginës së vdekur çon deri në humbjen e ndjeshmërisë. Mjekja ka shpjeguar që dobësimi i ndjeshmërisë mund të jetë vetëm momental. Malik është shprehur:

Çdo ndjenjë e humbjes së ndjeshmërisë mund të zgjasë më së shumti rreth një orë. Zvogëlimi i ndjeshmërisë së vaginës mund të shfaqet në periudhën e parë pas lindjes së fëmijës, gjatë ushqimit të foshnjës me qumësht gjiri, por edhe me përdorimin e kontraceptivëve.

Edhe një studim e konteston këtë tezë dhe konstaton që “sindroma e vaginës së vdekur” është pikërisht vetëm mit që është përhapur në rrjetet shoqërore. Sipas studimit, madje as 1% e femrave nuk kanë pasur humbje të ndjeshmërisë pas përdorimit të gjatë të vibratorit. Studimi gjithashtu ka treguar që përdorimi i vibratorit mund të ketë efekte pozitive, të cilat kanë të bëjnë me stimulim më të madh dhe më të mirë të vaginës.