A e dinit se gjurmët e buzëve mund të lexohen në formë spirituale?! Jilly Eddy, e cila njihet si ‘buzologia’ e parë në botë, shpiku termin për këtë fushë në vitin 2012 me botimin e librit të saj “Lipsology: The Art and Science of Reading Lip Prints”.
Sa më e pigmentuar të jetë shenja e buzëkuqit në letrën e bardhë, aq më i guximshëm është personaliteti. Një shenjë më e lehtë dhe më e butë mund të nënkuptojë se dikush është i turpshëm ose i rezervuar. Megjithatë, kjo mund të ndryshojë në secilën buzë. Nëse ngjyra e buzëve është e barabartë në pjesën e sipërme dhe të poshtme, kjo nënkupton se dikush është shpirtërisht i ekuilibruar dhe më i lidhur me anën shpirtërore.
Eddy beson se kur bëjmë atë që na bën të ndihemi më të bukur qoftë kur vendosim buzëkuqin tonë të preferuar apo diçka tjetër jemi më të fuqishmit. Ajo shprehet se:
Manifestimi ka të bëjë me energjinë dhe ne marrim më shumë energji kur ndihemi mirë. Kur ndihemi të bukur, ndihemi të fuqishëm. Nëse ndiheni më mirë, energjia në atmosferën tuaj do të rritet. Sa më i lartë të jetë ky vibrim, aq më shumë do të jeni në gjendje të manifestoni gjëra në këtë planet. Nëse keni diçka që dëshironi, shkruajeni. Ulu në heshtje, futu në univers dhe thuaj: ‘Mirë, cili është qëllimi im këtë vit, çfarë dua?’ Më pas shkruajeni dhe mendoni, si do të jetë kur të jem atje? Mos harroni atë emocion gjatë gjithë vitit.
E keni menduar ndonjëherë se buzëkuqi lidhet jo vetëm me tonin e ngjyrës së lëkurës suaj, por edhe me formën që fytyra ka? Fytyrave të ndryshme u përshtaten ngjyra të ndryshme buzëkuqi. Vendosja e buzëkuqit, më specifikisht ngjyrës së kuqe, mund të jetë përveçse shumë lajkatare, edhe fitimprurëse. Sipas një studimi të botuar në revistën shkencore ‘Hospitality Management’, kamarieret që mbanin të kuq buzësh morën bakshishe më të mira.