Gossip

Misteri më i madh i Diego Armando Maradona-s!

Tre muaj pas vdekjes së Diego Maradona-s ka ende shumë mistere që mbeten të pazgjidhura. Lufta për trashëgiminë e tij mes ish-gruas Claudia Villafane, fëmijëve të tij dhe atyre që po luftojnë për t’u njohur si anëtarë të familjes është bërë skena më e nxehtë.

“MARCA” ka njoftuar për zhurmën që është krijuar në lidhje me trashëgiminë e tij, pasi ish futbollisti i madh nuk ka lënë një testament dhe vlera monetare e pasurive të tij të patundshme në të gjithë botën është jashtëzakonisht e vështirë për t’u llogaritur.

Pasuritë janë të ndryshme, që nga makina e Amfiber Hunta Overcomer te unaza me diamant që iu dha gjatë kohës së tij si president i Dynamo Brest, deri te një Rolls Royce Ghost. Sipas “Celebrity Net Worth”, thuhet se Maradona ka pasuri që vlerësohet në rreth 75 milionë dollarë.

Mister më i madh që mbetet ende i pazgjidhur, janë dy kasafortat e tij në Dubai, të cilat janë ende në Emiratet e Bashkuara Arabe. Një mik i ngushtë i Maradona-s ka folur për “Infobae”:

Këto janë gjëra që Diego mbajti dhe vetëm ai e dinte se çfarë kishte; mund të ishin dirhemë [monedha e Emirateve të Bashkuara Arabe], orë, dollarë ose asgjë”. Kasafortat kanë qëndruar atje dhe ato nuk u hapën kurrë dhe nuk janë hapur për dy vjet.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë do të ndodhë me trashëgiminë e ish-yllit argjentinas.