Tani “Miss Universe” ka një mbretëreshë të re. Ditën e djeshme, Miss India, Harnaaz Sandhu u emërua zyrtarisht “Miss Universe 2021”. 21-vjeçarja Sandhu, për të marrë titullin madhështor mundi 79 konkurrentet e tjera nga vende dhe shtete të ndryshme, duke përfshirë nënkampionen e Miss Paraguaj, Nadia Ferreira dhe nënkampionen e dytë Miss Afrika e Jugut, Lalela Mswane.
Sandhu iu dorëzua kurora nga paraardhësja e saj e “Miss Universe 2020” Andrea Meza, përpara se të bënte edhe parakalimin e saj të parë si Miss Universe në skenën në Eilat, në Izrael.
Një aktiviste për mbrojtjen dhe për fuqizimin e grave, Sandhu është aktorja që merr frymëzim nga Priyanka Chopra. Në kohën e lirë, ajo merret me joga, vallëzim, gatim, kalërim dhe lojë shah. Përpara momentit fitues, konkursi i 70-të i “Miss Universe”, i cili u organizua nga Steve Harvey, u panë konkurrentet teksa parakalonin me fustanet e mbrëmjeve dhe me rroba banje dhe u shfaqën gjithashtu edhe pjesë interviste për secilën nga konkurrentet.
Këngëtarja izraelite dhe ylli ndërkombëtar i popit Noa Kirel dhanë gjithashtu një performancë në konkursin, i cili kishte në fokus krizën klimatike si pjesë e një axhende të gjelbër që korrespondon me vlerat e Izraelit. Konkursi ishte historik, pasi shënoi herën e parë që një delegate nga Emiratet e Bashkuara Arabe ka konkurruar ndonjëherë dhe hera e parë në më shumë se katër dekada që Miss Universe Maroku është rikthyer në konkurs.
“Miss Universe 2021” u mbajt shtatë muaj pasi Meza fitoi kurorën e vitit 2020 majin e kaluar. Fitorja e saj erdhi rreth pesë muaj më vonë se zakonisht, sepse konkursi vjetor pati një ndërprerje për shkak të pandemisë së vazhdueshme COVID-19.
Në një deklaratë para konkursit të së dielës, ministri izraelit i Turizmit, Yoel Razvozov tha se ishte i emocionuar për të mirëpritur Miss Universe në vendin e tij, edhe me shqetësimet e vazhdueshme të COVID.
Pavarësisht sfidave që na vendosi në rrugën tonë pandemia COVID-19, ne dinim të ruanim ekuilibrin midis shëndetit dhe ekonomisë, të kthenim turizmin në Izrael. Ne kishim nevojë të krijonim lidhje turistike që do të promovonin dhe prezantonin Izraelin në botë si një komb vaksinimi që fton turistët të vizitojnë. Konkursi “Miss Universe” është pa dyshim, një urë e rëndësishme dhe domethënëse e këtij plani.