Celebrities Gossip Showbiz

Mishngrënësit dhe veganët kundër kuzhinierit të njohur turk Nusret Gökçe!

Krijimi i fundit i Nusret Gökçes ka arritur që të bëjë bashkë kundër tij, mishngrënësit dhe veganët. Nusreti ka publikuar në Intagramin e tij një produkt të ri, “Avocado burger”. Zemërimi nuk erdhi kësaj here për çmimet e ‘kripura’, por për shkak të bashkimit të avokados dhe mishit, 2 produkte që nuk shkojnë me njëri tjetrin. Në degën e Nusret në Londër, avokado Burger kushton midis 19 dhe 25€, por kjo dyshe nuk është pritur mirë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Rikujtojmë, se para disa muajve një kliente në Doha e cilësoi thuajse të tmerrshme përvojën e saj në restorantin e kuzhinierit të famshëm turk. Në një video të postuar në TikTok, ajo përshkroi atë që ndodhi në restorantin e Salt Bae duke shprehur këto fjalë:

Nuk do ta rekomandoja. Humbje parash dhe staf jashtëzakonisht i vrazhdë. Nusret dukej se po fliste me dikë në telefon. Mosrespektim i madh. Na bëri të paguajmë 600 dollarë për të na sjellë biftekun në tavolinën tonë.

Rikujtojmë, se Nusret Gökçe, lindi aq i varfër saqë iu desh ta linte shkollën, derisa u bë i famshëm brenda natës në vitin 2017. 39-vjeçari, i cili njihet më shumë me pseudonimin e tij në internet ‘Salt Bae’, u bë i njohur nga postimi i një videoje ku shihet duke hedhur erëza në mënyrë ekstravagante në një copë bifteku.

Sot, ai ka hapur mbi 22 restorante në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Greqi dhe Dubai. Megjithatë, investimi i tij më i shtrenjtë është një pallat 36 milionë paundësh, i cili është vetëm një prej pronave që ai ka në pronësi. Pallati “Macka” në lagjen Sisli të Stambollit, ka një pishinë në çati, palestër dhe një banjë.