E përditshmja britanike “Mirror” e rëndit Shqipërinë si një ndër destinacionet më të kërkuara për pushime nga turistët britanikë, falë plazheve të saj mahnitëse, të ngjashme me “Maldivet e Evropës” dhe çmimeve të ulëta.
Pozicioni i Spanjës si një nga vendet më të preferuara për pushime mund të jetë i kërcënuar, pasi Shqipëria po shfaqet si një destinacion i kërkuar nga turistët britanikë që adhurojnë përvojat e reja.
“Dubai Tours and Tickets” e ka vendosur perlën e Evropës Juglindore, Shqipërinë në krye të listës së dëshirave të vizitorëve nga Britania e Madhe.
Sipas një studimi të bazuar në kërkimet e britanikëve në Google – duke përdorur fjalë të tilla si “pushime”, “fluturime” dhe “udhëtime” – në 250 vende gjatë një viti – u zbulua se ata kishin një kureshtje në rritje për të mësuar më shumë për Shqipërinë.
“Jo vetëm miqësore me portofolin, por Shqipëria mahnit me pamjet e saj marramendëse, ujërat e kristalta dhe plazhet e izoluara, ideale për t’u çlodhur nën diell.” Thuhet në artikull.
Udhëtimi drejt vendit mesdhetar është i qetë, me fluturimet e përditshme nga Britania e Madhe në Shqipëri – rreth tre orë – ku do të zbuloni një Parajsë që ia vlen ta vendosni në listën tuaj të destinacioneve për pushime.” Shkruan e përditshmja britanike.
Top Channel