Gossip Showbiz

Miranda Kerr vazhdon surprizon: “Më shumë dua Katy Perry-n se sa babain e fëmijës tim”

Modelja e njohur Miranda Kerr ka folur së fundmi për marrëdhënien e saj me këngëtaren e famshme, Katy Perry-n. E ftuar në podcast-in “Moments with Candace Parker”, Miranda u shpreh se është shumë mirënjohëse që ish-partneri i saj Orlando Bloom ka Katy-n në jetën e tij.

Ne shkojmë me pushime së bashku dhe festojmë të gjitha ngjarjet e rëndësishme. Unë e dua atë. Me siguri mund të them që e dua më shumë se babai i Flynn.

Gjithashtu modelja tregoi se e sheh aktorin tashmë si një vëlla dhe Perry e ndihmon shpesh në bashkëprindërimin e djalit të tyre. Së fundmi, partnerja aktuale e Orlando-s, Katy Perry postoi një video me Kerr për reklamimin e një marke.

Videoja u ripostua nga modelja në llogarinë e saj në “Instagram” me mbishkrimin “Të Dua”. Por, teksa shoqëria midis Katy Perry dhe Miranda Kerr vazhdon të rritet, ajo që bën përshtypje ishte komenti që la aktori:

Ju të dyja jeni më të lezetshmet!

Rikujtojmë se, Orlando Bloom dhe Miranda Kerr kanë qenë të martuar nga viti 2010 në vitin 2013 dhe janë prindër të një djali 10-vjeçar të quajtur Flynn. Kerr u martua më pas me themeluesin e rrjetit social “Snapchat”, Evan Spiegel, me të cilin ka dy fëmijë të vegjël. Bloom aktualisht është i fejuar me Katy Perry-n. Çifti solli në jetë fëmijën e parë, Daisy-n, në gusht të vitit 2020.

Ndërkaq, Bloom, ka ndarë së fundmi me ndjekësit e tij në Instagram, disa fotografi ndryshe nga sa jemi mësuar që të shohim. Bloom është shfaqur duke pozuar nudo pranë një liqeni. Megjithatë, aktori nuk lejoi që të zbulohej shumë, duke përdorur kështu një ‘ikonë pjeshke’.