Celebrities Gossip Showbiz

Miranda Kerr feston sot 39-vjetorin!

Miranda Kerr, modelja bukuroshe feston sot 39-vjetorin. Kerr është një modele dhe sipërmarrëse australiane e cila është një nga modelet më të vjetra të Victoria’s Secret gjithashtu. Bukuroshja ka lansuar linjën e saj të kujdesit ndaj lëkurës me produkte organike “KORA Organics” dhe ka shkruar edhe një libër.

Bukuroshja ka nisur në fushën e modelingut në moshën 13-vjeçare. Jo vetëm shumë e suksesshme në botën e modelingut, Kerr gjithashtu ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve edhe me jetën e saj personale shumë të komentuar. Kerr ishte martuar me aktorin Orlando Bloom me të cilin pati edhe djalin e parë. Ndërkohë, në vitin 2017 ajo u martua me Evan Spiegel me të cilin ka dy fëmijë.

Bukuroshja ka spikatur në botën e modelingut dhe numëron qindra sete fotografike të mrekullueshme. Me një karrierë shumë të suksesshme Kerr numëron bashkëpunime me Balenciaga, Louis Vuitton, Prada, Chanel, Cristian Dior, Miu Miu, Givenchy, Loewe dhe Stella McCartney.

Duke i uruar ditëlindjen modeles bukuroshe, ju sjellim disa nga fotot e saj më të bukura dhe virale ndër vite. Me siguri, ky është vetëm fillimi për Miranda Kerr dhe na presin shumë sete fotografike të mrekullueshme si dhe lajme të ndryshme nga jeta e saj private.