Magazine Tech

Mira Murati, një ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë!

Mira Murati është renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në teknologji që po revolucionarizojnë botën.

“The Times” nënvizon se Murati ka luajtur një rol të rëndësishëm në OpenAI. Në maj, ajo prezantoi modelin kryesor të kompanisë, GPT-4o, i cili impresionoi përdoruesit me ndërveprimet e tij të sofistikuara zanore në kohë reale dhe avancimin në SearchGPT.

E lindur në Vlorë dhe e shkolluar në Kanada, Murati ka një histori të pasur në inxhinieri dhe zhvillim teknologjik. Gjatë studimeve në Kolegjin Dartmouth, ajo ndërtoi një makinë hibride garash. Më pas, iu bashkua Tesla-s, ku kontribuoi në zhvillimin e makinës Model X, dhe pastaj punoi në Leap Motion, një start-up që krijoi një sistem kompjuterik për ndjekjen e lëvizjeve të duarve dhe gishta.

Në vitin 2018, Murati u bashkua me OpenAI si zëvendëspresidente për inteligjencën artificiale, duke luajtur një rol kyç në avancimin e teknologjive të reja të AI-së.