Një raport i ri nga MailOnline, pretendon se miqtë e Cara Delevingne janë të shqetësuar për shëndetin mendor të aktores për shkak të sjelljes së saj të çuditshme në parking, pasi ajo kaloi disa ditë në një festival në shkretëtirë, ku mezi kishte ngrënë dhe nuk ishte larë. Pasi mori pjesë në festivalin në shkretëtirën e Nevadës, ku nuk ka kamionë apo dyqane ushqimore, Cara nuk kishte ende kohë që ta merrte veten.
Njerëz me shpirt të lirë që kërkojnë të çlirohen dhe të shijojnë ambientin e veçantë psikodelik të Burning Man-it, dihet prej kohësh që marrin pjesë në ngjarjen njëjavore, e cila është organizuar në Black Rock Desert që nga fillimi i viteve 1990. Cara, e cila kohët e fundit ka shkaktuar shqetësime në mesin e miqve të saj, u pa në foto duke fërkuar fytyrën, duke fryrë hundën dhe duke pirë disa ilaçe.
Një varg incidentesh të kohëve te fundit kanë ngjallur shqetësime në rrethin e ngushtë të Cara Delevingnes, me disa nga miqtë që i kërkuan yllit të shkonte në rehabilitim. Sipas burimeve për TMZ, miqtë thonë se artistja duhet të shkojë në një qendër rehabilitimi pasi po lufton me shëndetin mendor e po ashtu edhe me problemet e abuzimit me substancat.
Kjo duket të ketë nisur që në mars, kur biondja ishte parë e dehur në një festë në New York.Sipas raportit të TMZ, Margot Robbie, e cila luajti me Delevingne në filmin “Suicide Squad” u fotografua duke dalë nga shtëpia e Delevingne në lot, me incidentin që tregonte më tej se gjithçka mund të mos ishte mirë. Për gjendjen e aktores janë shqetësuar edhe familjarët, teksa ditë më parë motra e saj, Poppy, ishte parë duke shkuar në shtëpinë ku jeton Cara.