‘Big Brother VIP’ padyshim që ka qenë një nga spektaklet që ka bërë më së shumti ‘zhurmë’ dhe jehona e tij vazhdon edhe pse disa muaj pas përfundimit. Marrëdhëniet mes banorëve kanë qenë shpesh të komentuara dhe dukeqenëse jemi mësuar që shumica prej shoqërive të krijuara brenda shtëpise luhaten jashtë saj, duket se e kundërta ka ndodhur mes Beatrixa-s dhe Einxhel. Gjatë spektaklit, dy bukuroshet nuk kishin marrëdhënie dhe aq të mira me njëra-tjetrën, por së fundmi në rrjetin social ‘Twitter’ kanë dedikuar fjalët më të mira për njëra- tjetrën.
Ka qenë fillimisht këngëtarja që ka bërë një shkrim për Einxhel.
Einxhel ishte aty për mua kur askush tjetër nuk ishte. Ne kemi gabimet tona por, në fund çfarë vlen janë qëllimet e mira pas tyre. E dua me gjithë zemrën. Ne jetojmë dhe mësojmë, kjo është moto!
Dhe më pas nuk ka munguar as një përgjigje nga prezantuesja e cila u shpreh se gjatë gjithë kohës ka dashur që Trixa të jetë e lumtur.
Unë vetëm doja të ishe e lumtur dhe ti e doje këtë për mua gjithashtu. Jam e sigurt për këtë sepse e kam parë në sytë e tu qindra herë. Dhe kjo është ajo çfarë vlen për mua tani.
https://twitter.com/BeatrixRamosaj/status/1523585137560080384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1523585137560080384%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fprive.al%2Fbeatrix-e-einxhel-bejne-deklaratat-e-papritura-per-njera-tjetren%2F
Einxhel na ka treguar shpesh në rrjete sociale se vazhdon lidhjen e saj me Dj Dagz me të cilin krijoi një marrëdhënie brenda shtëpisë së ‘BBV’. Tanimë duket se gjërat mes tyre janë bërë dhe familjare pasi shpesh kemi parë të qëndrojnë në shoqërinë e të afërmve të njëri- tjetrit.
Nga na tjetër Trixa, vazhdon me projekte të reja muzikore, teksa së fundmi ka reguar dhe ndaj komente bullizuese në rrjet që janë bërë kundrejt saj.