Celebrities Gossip Showbiz

Miqësia, emisioni apo një projekt muzikor, çfarë i bëri bashkë Romeon, Donaldin dhe Yll Limanin?

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lansuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime. Këngët deri më tani i janë dedikuar historisë së dashurise së Donaldit dhe Borës, ku kënga më e fundit e publikuar titullohet “Picasso”.

Së fundmi me anë të disa postimeve në ‘Instastory’ vëllezërit Veshaj kanë drekuar me këngëtarin shumë të njohur dhe të dashur për publikun Yll Limanin. Nuk e dimë nëse ky mund të jetë një takim miqësie ose mund të ketë një bashkëpunim në muzikë mes binjakëve dhe Yllit apo mos ndoshta këngëtari është i ftuari i rradhës në episodin e rradhës të emisionit tashmë shumë të komentuar “Më lër të flas”. Shpresojmë që artistët të jenë duke përgatitur një surprizë për të gjithë ndjekësit e tyre.

Romeo dhe Ermal Fejzullahu kanë lajmëruar tashmë se do të vijnë me një bashkëpunim muzikor e duket se kënga do të publikohet më shpejt nga sa mendonim. Vetëm pak më parë të dy artistët kanë treguar se projekti i tyre muzikor do të lansohet sot në orën 19:00 dhe se do të titullohet “Më e mira”.