Aktualitet

Ministri Mazniku shkon në SPAK!

Arbjan Mazniku në SPAK. Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor është parë të hyjë sot në mjediset e Prokurorisë së Posaçme, por nuk ka informacione lidhur me arsyet çka nuk u mësua as orët në vijim.

Pasi qëndroi për rreth tre orë, në dalje, Mazniku shmangu komentet e tha shkurtimisht për mediat se u thirr si person në dijeni për një çështje, por pa e specifikuar atë.

Më parë, Mazniku ka mbajtur dhe funksionin e numrit dy të Bashkisë Tiranë, si dhe ka qenë zv.ministër i Arsimit dhe Sportit.