Aktualitet Bota Politikë

Ministri Hasani uron Sekretarin e ri të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Mark Rutte-n për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Në një reagim në platformën X, Hasani u shpreh se udhëheqja e Rutte-s do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik.

“Urime Mark Rutte për marrjen e rolit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Udhëheqja juaj do të jetë thelbësore në forcimin e mëtejshëm të Aleancës sonë në një kohë vendimtare për unitetin transatlantik”, shkroi Hasani.

Ish-kryeministri holandez, Mark Rutte mori sot zyrtarisht detyrën si kreu i NATO-s.

32 vendet e NATO-s emëruan kryeministrin holandez, Mark Rutte si Sekretarin e Përgjithshëm të tyre, në një kohë vendimtare për Aleancën, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj në Ukrainë.

Mark Rutte, 57 vjeç, zëvendëson norvegjezin Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në detyrë për 10 vjet /ATSH