Gossip Showbiz

Ministri britanik martohet me balerinin disa vite më të ri!

Në shtator 2022, Luke Pollard i Britanisë nga Partia Laburiste njoftoi fejesën me partnerin e tij, Sydney Robertson, pas gjashtë vitesh lidhje. Dy vjet më vonë, çifti vendosi të zyrtarizonte lidhjen e tyre dhe të martohej. Edhe pse diferenca në moshë mes tyre është e dukshme, çifti nuk e ka zbuluar se sa. Megjithatë, shumë ndjekës në rrjetet sociale nxituan të komentojnë se Sydney duket të paktën 12 vjet më i ri se Luke.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luke Pollard MP (@lukepollard)

“Disa lajme personale… Sydney dhe unë u martuam disa javë më parë në një ceremoni të vogël në Port Eliot në Cornwall. Sydney është shkëmbi im dhe jam shumë i lumtur që e quaj burri im. Ndërsa unë rritesha, ishte e paligjshme që dy burra të martoheshin. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Dashuria fitoi!”-shkroi Pollard në dixhiturën e dy fotove të tij nga dasma të postuara në Instagram.