“Për’puthen +40” ka disa javë që ka nisur dhe po rezulton mjaft i suksesshëm. Ne jemi njohur me protagonistët tashmë, dhe mund të themi se disa prej tyre na i kanë rrëmbyer zemrat që në prezantimet apo në takimet e tyre të para.
Një nga protagonistet që pa diskutim ka spikatur, është 64-vjeçarja nga qyteti i Fierit, Luljeta Nallbani. Ajo është shfaqur si një zonjë pa komplekse, e gatshme për të flirtuar e për të shijuar çdo takim.
Seksi më pëlqen, partneri mund te jetë më i vogël, se detyrimisht unë me prefiks 6.4 më bën të lumtur edhe mund ta takoj, të flirtoj, s’është e thënë të bësh seks sa here që dal.
Në puntatën e fundit të “Për’puthen +40”, Luljetës i ndodhi një incident por duket se ajo e përballoi më së miri. Minifundi e la në baltë Luljetën, duke krijuar një situatë paksa të sikletshme. Megjithatë, ajo vendosi dorën para duke e marrë situatën në kontroll.
Kujtojmë se Luljeta nuk ka qenë e martuar më parë dhe nuk ka bërë ende asnjë takim në emision. I pëlqejnë udhëtimet, shëtitjet në natyrë dhe palestra.