Aktualitet Sport

Milionat për Mbappe, PSG refuzon t’i paguajë shumën e majme ish-sulmuesit!

Paris Saint Germain refuzon te paguje nje bonus besnikerie per ish-sulmuesin Kylian Mbappe, qe veren e ketij viti la Francen dhe zgjodhi te kaloje si lojtar i lire te Real Madrid.

Sipas gazetes ‘Le Parisen’, PSG po refuzon t’i paguaje Mbappese shifren prej 55 milione eurosh qe ai kerkon nga ish-klubi i tij. Një gjë e tillë është konfirmuar nga klubi me një deklaratë.

“PSG ka bërë ankim kundër vendimit të komisionit të LFP. Nuk është vetëm çështje e qëndrimit ligjor të klubit, i cili është plotësisht i justifikuar. Është gjithashtu çështje integriteti, ndershmërie e ruajtjes së vlerave dhe respektit për klubin parisien dhe tifozët, gjë që është më e rëndësishme se çdo lojtar.

Nga pikëpamja ligjore dhe faktike, lojtari ka dhënë angazhime publike dhe private, të cilat thjesht i kërkohet klubit t’i përmbushë, përveç kësaj, lojtari ka marrë privilegje të paprecedentë nga klubi gjatë shtatë viteve të tij në Paris.

Klubi mezi pret që këto detyrime themelore dhe të padiskutueshme të respektohen në rastin e duhur nëse lojtari vendos të ndjekë këtë çështje, gjë që do të vinte në pikëpyetje reputacionin e tij”, ka shkruar PSG në një deklaratë.

Më herët, Liga Profesionale Franceze e Futbollit (LFP) i detyroi parisienët të paguajnë borxhin ndaj lojtarit. Ata caktuan një afat prej tetë ditësh për pagesën e cila tashmë ka skaduar.

Mbappe beson se klubi i ka borxh 55 milionë euro në përputhje me kontratën e tij të fundit me klubin e Ligue 1. PSG këmbëngul se lojtari pranoi të hiqte dorë nga kjo tarifë pasi vendosi të largohej nga klubi si lojtar i lirë në verë.