Bota Tech Travel

Miliarderi japonez tregon fatlumët që do të shkojnë në një udhëtim rreth Hënës!

Një DJ komercial, reperi K-pop dhe një YouTuber do të shkojnë në një udhëtim rreth Hënës, pasi ata u zgjodhën nga një miliarder japonez për një fluturim privat të SpaceX. Biznesmeni Yusaku Maezawa zbuloi ekuipazhin e tij pas një kërkimi global për individë vitin e kaluar. DJ amerikan Steve Aoki dhe ylli korean TOP janë zgjedhjet të profilit më të lartë.

Megjithatë, rregullatorët amerikanë nuk kanë dhënë ende leje për raketën Starship nga kompania SpaceX e Elon Musk, me të cilën supozohet të udhëtojë ekuipazhi. Anija nuk është miratuar as për një udhëtim orbital rreth Tokës dhe është ndalur për 18 muajt e fundit në Teksas, pasi përfundoi një nisje provë në maj 2021. Çmimi që Maezawa ra dakord të paguante për biletën e tij në hapësirë nuk është bërë i ditur, por sipas Musk ishin shumë para.

Rikujtojmë, se Yusaku Maezawa, rreth një vit më parë u nis për në hapësirë, i shoqëruar nga producenti i filmave Yozo Hirano. Ky udhëtim mendohet se i kushtoi 88 milionë dollarë miliarderit nga Japonia. Ndërkaq, Maezawa iu nënshtrua një programi rigoroz trajnimi përpara nisjes, i cili përfshinte gjumin në një shtrat të pjerrët, rrotullimin në një karrige dhe të gjitha këto ai i ka dokumentuar në mediat sociale.