Një biznesmen francez fitoi shifrën rekord prej 5.1 miliardë dollarë për 48 orë pasi kompanitë e tij patën rritje të vlerës së aksioneve në bursë. Sipas “Forbes”, pasuria e Bernard Arnault shkoi 96.3 miliardë dollarë, dhe për disa kohë gjatë vitit 2018 u bë i dyti më i pasur në botë, pasi ia kaloi Bill Gejtsit, ndërkohë që Xhef Bezos i “Amazon” qëndron në vend të parë. Arnault është pronar i grupit LVMH, që ka në pronësi 70 nga markat më të njohura të modës, si Christian Dior, Louis Vuitton, TAG Heuer, Rimowa, etj.